Ulje marramendëse këtë fundvit! Deri në -80%!!

Llogaria ime

Politikat e privatësisë

Ndryshimet e fundit janë bërë në: 01.01.2023

Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pajtoheni me rregullat dhe politikat tona të privatësisë. Nëse nuk pajtoheni më rregullat dhe politikat tona të privatësisë, ju rekomandojmë që mos të përdorni faqen tonë.

Politikat e privatësisë dhe rregullat e mbrojtjes së të dhënave personale përshkruhen në rregullat e privatësisë në faqen e internetit të Mono Albania. Përpunimi i të dhënave personale në këtë faqe kryhet në përputhje me rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale. Në përpiqemi gjithmonë që të përpunojmë të dhënat me kujdesin më të madh. Që t’ju lejojme ju të përdorni shërbimet tona, për shembull, nëse porosisni një produkt, Mono përpunon disa informacione që kanë lidhje me ju. Më poshtë, do të gjeni informacion në lidhje me politikat e privatësisë dhe rregullat e mbrojtjes së të dhënave personale.

Politikat e privatësisë mbulojnë temat e mëposhtme:

Çfarë quhet informacion i të dhënave personale?

Çfarë lloj informacioni grumbullojmë dhe procesojmë ne?

Për cilat qëllime i përdorim ne të dhënat tuaja personale?

Cilat janë të drejtat tuaja në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale?

Informacioni transparent, komunikimi dhe mënyra e realizimit të subjektit në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale

Ndryshimet e politikave të privatësisë

Këshilla të vlefshme për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të privatësisë

Çfarë quhet informacion i të dhënave personale?

Sipas Ligjit për Mbrojtjen e të dhënave Personale në Shqipëri, “të dhëna personale” quhen të gjitha informacionet që referohen për identifikim të një personi natyral, ose një person natyral i cili mund të identifikohet (me subjekt të të dhënave personale), dhe një personi natyral i cili mund të identifikohet, identiteti i të cilit mund të përcaktohet direkt apo indirekt, bazuar në identifikues si emër, mbiemër, numri i identifikimit personal të qytetarit, të dhëna gjeografike, idntifikues online, apo mbi bazën e një ose më shumë karakteristikave që lidhen specifikisht me fizikun e tij/saj, psikologjinë, gjenetikën, psiqikën, gjendjen ekonomike, kulturore ose identitetin social të këtij personi natyral.

Përpunimi i të dhënave personale është aktiviteti apo moria e aktiviteteve që i bëhet të dhënave personale, në mënyrë automatike apo ndonjë mënyrë tjetër si: grumbullimi, rregjistrimi, organizimi, strukturimi, ruajtja, transmetimi, publikimi ose vënia në dispozicion me mënyra të tjera, përafrimi, kombinimi, kufuzimi, fshirja apo shkatërrimi.

Përpunimi i të dhënave kryhet në përputhje me ligjin në mënyrë të përshtatshme dhe transparente mbi bazën e subjektit të të dhënave personale.

Të dhënat personale grumbullohen për qëllime specifike edhe të qarta në përputhje me ligjin në fuqi. Përpunimi është gjithashtu në përputhje me qëllimin.

Të dhënat personale nuk ruhen më gjatë se nevoja e qëllimit për të cilën këto të dhëna janë procesuar si dhe sigurohen me një nivel të lartë sigurie duke përdorur teknologjinë Secure Socket Layer (SSL).

Çfarë lloj informacioni grumbullojmë dhe procesojmë ne?

Kur ju vizitoni faqen tonë, Privatësia juaj është e mbrojtur plotësisht

Nëse ju vizitoni faqen tonë si një vizitor për të parë produket e listuara, mono.al nuk grumbullon asnjë të dhënë personale. Mono ka akses vetëm në informacionet që nuk identifikojnë përdoruesin final (informacion jo personal). Këto janë informacione që lidhen me pajisjen që ju përdorni kur aksesoni faqen tonë si IP, adresa juaj, vendndodhja e pajisjes etj.

Në rastin kur ju, si një përdorues, po përdorni faqen tonë dhe porosisni një produkt, të dhënat e plotësuara vullnetarisht nga ana juaj në formular i dërgohen dyqanit për të procesuar dhe dërguar porosinë. 

Mono.al përdor teknologjinë e gjurmimit (Cookies- skedarë me tekste të vogla që ruhen në kompjuterin tuaj) që përdoren për qëllime reklamuese dhe llogariten si vizita unike të faqes. Në këtë mënyrë, ne mbledhim informacion statistikor për përdoruesit tanë, informacion i cili përdoret vetëm për qëllime të brendshme, psh përdoret që mos t’ju shfaqet e njëjta reklamë disa herë gjatë përdorimit të faqes. Teknologjia e gjurmimit është anonime edhe nuk përmban informacion personal.

Për cilat qëllime i përdorim ne të dhënat tuaja personale?

Gjatë regjistrimit në mono.al si përdorues, do të nevojiten disa lloje të dhënash personale. Mono nuk është përgjegjës për saktësinë e të dhënave të plotësuara. Mono përdor informacionin që ju keni dhënë vetëm për qëllimin që ju i keni mundësuar. Nëse nuk keni dhënë pëlqimin për përdorimin e të dhënave tuaja personale për qëllime promocionale marketingu, këto të dhëna nuk do të përdoren për këtë qëllim. Mono nuk ndan informacion me palë të treta, përveç dyqanit ku keni porositur produktin, me qëllimin e vetëm për të bërë dërgesën e produktit. 

Sipas ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, Mono përdor informacionin personal të përdoruesit vetëm për qëllimin që këto të dhëna janë plotësuar.

Cilat janë të drejtat tuaja në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale?

Të drejtat tuaja si përdorues i mono.al në lidhje me privatësine dhe mbrojtjen e të dhënave personale kanë të bëjnë me të drejtën për të qenë i informuar rreth përpunimit të të dhënave, me të drejtën për të aksesuar të dhënat personale, me të drejtën për të fshirë apo modifikuar të dhënat personale, me të drejtën për të kufizuar të dhënat personale si dhe me të drejtën për të kundërshtuar.

Për çdo informacion tjetër në lidhje me mbrojtjen e të dhënave, ju mund të kontaktoni në adresën e mëposhtëme info@mono.al. Ju mund të na dërgoni një Kërkesë për informacion në lidhje me përpunimin e të dhënave personale ose një Kërkesë për të ndaluar përpunimin e të dhënave personale me anë të një emaili, duke dhënë informacionin si më poshtë:

Emrin dhe mbiemrin tuaj

Numrin tuaj të telefonit dhe adresën e emailit.

Adresën e emailit që dëshironi të merrni përgjigje

Arsyen përse kërkoni informacion mbi përpunimin e të dhënave personale ose arsyen për të cilën kërkoni ndalimin e përpunimit të të dhenave.

Ne, në mono.al përpiqemi të mbrojmë të dhënat tuaja personale me të gjitha mundësitë tona dhe të parandalojmë keqpërdorimin ose modifikimin e informacioneve të marra nga përdoruesit tanë. Gjithësesi, ne nuk mund t’ju garantojmë që këto masa sigurie do të ndalojnë palët e treta për grumbullimin e të dhënave personale në mënyrë të jashtëligjshme.

Mono merr masa serioze në lidhje me sigurinë dhe ndërmarrim masa për mbrojtjen dhe sigurinë e të dhënave personale të përdoruesit. Gjatë përpunimit dhe transferimit të të dhënave në serverat tonë, ne përdorim protokollet e sigurisë HTTPS. Nëse dëshironi të kontrolloni të dhënat tuaja apo të bëni ndonjë ndryshim të dhënash, ju mund ta kryeni thjesht duke përdorur fjalëkalimin dhe emrin e perdoruesit në faqe. Ky fjalëkalim eshtë i koduar. Mono ju rekomandon që fjalëkalimin tuaj mos ta ndani me palë të treta. Informacioni i të dhënave tuaja personale ruhet në servera të sigurtë, akses në të cilin ka vetëm Mono Albania. Kodimi i informacioneve sensitive është bërë duke përdorur teknologjinë Secure Socket Layer (SSL) në mënyrë që të sigurohemi që të dhënat personale janë të sigurta gjatë transferimit në mono.al. Mono.al nuk lejohet të përdoret nga persona minorenë (poshtë moshës 18 vjeç). Kjo faqe është projektuar të japë shërbim vetëm për persona adultë (më të mëdhenj se 18 vjeç). Ju duhet të dini se për të rregjistruar një profil përdoruesi, duhet të jeni së paku 18 vjeç. Këto profile përdoruesish kontrollohen edhe nëse vërehet që profili i përket një përdoruesi minoren, ai profil do të fshihet.

Informacioni transparent, komunikimi dhe mënyra e realizimit të subjektit në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale

Informacioni dhe aksesi i të dhënave personale (informacioni që dorëzohet kur grumbullimi i të dhënave personale mblidhen nga vetë subjekti.

Përdoruesi ka të drejtën të kërkojë akses ose të ndryshojë informacionin personal që ai ka dorëzuar në faqe. Gjithashtu, mund të ndryshohen edhe të dhënat personale që janë dhënë. Ju mund të ndryshoni informacionin e profilit tuaj si përdorues duke hyrë në llogari. Përdoruesi, ka gjithashtu të drejtën për të kërkuar fshirjen e përhershme të të dhënave të tij personale nga baza e të dhënave të Mono Albania. Kjo kërkesë do të realizohet brenda 30 ditëve nga data e dërgimit të kërkesës nëse plotësohen të gjitha kushtet ligjore.

Informacioni që dorëzohet kur të dhënat personale nuk mblidhen nga vetë subjekti

Mono nuk grumbullon dhe përpunon të dhëna që nuk jepen nga përdoruesi. Nëse përdoruesi dërgon një anksë për keqpërdorim të të dhënave personale, fillohet menjëherë një procedurë për identifikimin e personit që e ka bërë këtë gjë (nëse kjo është e mundur) dhe më tej, në përputhje me ligjin, i gjithë komunikimi dërgohet në institucionin ligjor përkatës të vendit.

Të drejtat e aksesit të të dhënave personale nga subjekti

Subjekti ì të dhënave personale ka të drejtën të kërkojë konfirmim nga Mono nëse të dhënat e tij personale janë përpunuar si dhe të kërkojë shpjegim për cilat qëllime janë përpunuar të dhënat e tij, për kategorinë e të dhënave, periudhën e ruajtjes, etj dhe të sigurohet që informacioni i dhënë është në përputhje me ligjin.

Politikat e përpunimit të të dhënave personale të marketingut direkt

Mono përpunon informacione personale për qëllime të marketingut direkt, vetëm pasi subjekti i të dhënave personale ka dhënë dakordësinë për këtë gjë.

Të dhënat personale përdoren për të dërguar njoftime për reklamat e reja, reklamat që janë në interes të përdoruesit, njoftime nga shërbimet e Mono, oferta speciale etj. Kjo mund të bëhet në formën e email, SMS, njoftime në ekran, telefonata, reklama baner etj. Ne kufizojmë marketingun direkt deri në një nivel të arsyeshëm edhe proporcional dhe dërgojmë njoftime përkatëse vetëm në bazë të interesit të përdoruesit dhe në përputhje me kërkimet e tyre të mëparshme në faqe.

Në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, subjekti i të dhënave personale ka të drejntën që në çdo kohë, pa ndonjë pagesë apo me anë të mjeteve të thjeshta, të tërhiqet nga miratimi i të dhënave personale për qëllim të marketingut direkt. Kjo mund të bëhet duke dërguar një “Kërkesë për tërheqje të miratimit për përpunimin e të dhënave personale për qëllime të marketingut direkt” në Mono në adresën e email: info@mono.al.

Mono përpunon të dhënat personale për qëllime të marketingut direkt me qëllim që t’i mundësojë përdoruesit shërbimin e kërkuar. Ky lloj shërbimi mund të jetë për shembull krijimi i “Kërkimit” ose ruajtja e një historiku kërkimi, në mënyrë që përdoruesi të marrë njoftime me email në përputhje me interesat e tij në lidhje me kërkimet që ka kryer në faqen e internetit.

Subjekti i të dhënave personale ka të drejtën për të aksesuar, modifikuar, fshirë ose limituar përpunimin e të dhënave personale për qëllime marketingu digjital. Të gjitha këto ligje janë implementuar në përputhje me rregullat ekzistuese të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhenave Personale.

Procedura e politikës për përpunimin e të dhënave personale për marketingun e drejtpërdrejtë

Përdoruesi në mono.al, ka të drejtë të vendosë nëse të dhënat e tyre personale mund të përpunohen ose jo për qëllime të marketingut direkt. Nëse përdoruesi nuk jep miratimin, ai nuk do të marrë mesazhe në lidhje me marketingun direkt por do të marrë mesazhe në lidhje me statusin e porosisë së bërë. Këto lloje mesazhesh nuk kanë asnjë lidhje me marketingun direkt dhe përmbajtja e tyre ka të bëjë vetëm me funksionet bazë të faqes së internetit.

Kjo është procedura që vendoset, kur përdoruesi jep pëlqimin për përpunimin e të dhënave të tij personale për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë:

Gjatë krijimit të një njoftimi ose gjatë krijimit të një llogarie, përdoruesi jep pëlqimin e tij duke përzgjedhur në fushën: “Unë pranoj të marr këshilla të personalizuara, oferta dhe lajme nga mono.al”.

Informacioni i përdoruesit ruhet në një bazë të dhënash të veçantë ku përfshihen vetëm të dhënat e atyre përdoruesve të cilët kanë dhënë pëlqimin e tyre që t’i procesohen të dhënat për qëllime të marketingut direkt.

Kur krijohet një fushatë, vetëm përdoruesit të cilët kanë dhënë pëlqimin e tyre për marrjen e mesazheve promocionale do të marrin këto lloj mesazhesh.

Nëse përdoruesi dërgon një kërkesë që dëshiron që të dhënat e tij personale të fshihen nga baza e të dhënave, këto të dhëna personale do të fshihen për një periudhë 30 ditore dhe përdoruesi nuk do të marrë më asnjë mesazh për qëllime marketingu të drejtpërdrejtë.

Nëse dëshiron, përdoruesi mund të aktivizojë opsionin e marrjes së mesazheve për marketing të drejtpërdrejtë duke përzgjedhur fushën “Unë pajtohem të marr këshilla të personalizuara, oferta dhe lajme nga mono.al” ose mund të kontaktojë me anë të emailit info@mono.al.

Ndryshimet e politikave të privatësisë

Mono Albania rezervon të drejtat për të bërë çdo ndryshim në Politikën e Privatësisë dhe / ose Kushtet e Përdorimit në çdo kohë. Këto ndryshime do të hyjnë në fuqi me publikimin në faqe.

Këshilla të vlefshme për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të privatësisë

Në përputhje ne Rekomandimin Nr. R (99)5 të komitetit të Ministrave të shteteve anëtare për mbrojtjen e privatësisë në Internet, më poshtë do të gjeni disa këshilla të vlefshme për mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësisë.

Tregoni kujdes për të dhenat tuaja personale në Internet, ku i ndani me kë i ndani edhe si i ndani.

Kini parasysh që çdo aktivitet që ju kryeni në internet mund të lerë gjurmë rreth jush. Prandaj në ju sygjerojmë që të përdorni faqe që ju informojnë rreth nivelit të sigurisë dhe kërkojnë miratimin tuaj për metodat e gjurmimit si Cookies etj. Nëse nuk dëshironi që të dhënat tuaja të përdoren, mos u pajtoni me to.

Nëse nuk dëshironi të rregjistroni një llogari në ndonjë site, mos e bëni.

Kini kujdes nga faqet që ju kërkojnë më tepër informacion se sa nevojitet.

Shopping Cart